Letėrsi nga Shqipėtarėt nė Kanada

www.albaniantime.ca

Flurans Ilia

I njohur nė rrethet shoqėrore dhe letrare me emrin Flurka, Flurans Ilia ėshtė ndoshta autori mė i ri shqipėtar nė Kanada. Themi mė i ri sepse ėshtė ende i panjohur nė ‘Republikėn e letrave shqipe’, por qė me kurajo vazhdon tė pėrpiqet  nė realizimin e ėndėrrave  dhe dėshirave tė tij. Ka lindur nė Berat, mė 16 Maj 1971. Nė moshėn 5-vjeēare ishte protagonist nė filmin ‘Tomka dhe shokėt e tij’; nė moshėn 10-vjeēare angazhohet nė serialin televiziv ‘Agimet e stinės sė madhe’ dhe njė vit mė vonė nė filmin ‘Kohė e largėt’. Ai ka kaluar njė fėmijėri dhe adoleshencė shumė tė pasur me aktivitete skenike (si dhe nė radio – tv) prej tė cilave ruan njė numėr tė konsiderueshėm diplomash nderi.

Gjatė viteve tė shkollės sė mesme (1986 – 1990) dhe pas saj ka qene tepėr i apasionuar pas letėrsisė. Lexonte vepra tė ndaluara nė italisht e frengjisht. Nė kėtė periudhė shkroi katėr novela dhe dhjetėra tregime. Dhjetė fletore tė tij ku janė pėrmbledhur mbi 600 poezi i pėrkasin tė njėjtės periudhė. Provonte tė shkruante poezi realiste, surealiste, simboliste, imazhiste, poezi ndjenje, etj., etj…. Nuk boti asnjėrėn prej tyre.

Viti 1990 e gjeti nė trotuaret e Shqipėrisė si shumė tė rinj tė tjerė. Nuk iu dha e drejta pėr tė vazhduar studimet e larta dhe humbi mundėsinė pėr t’u bėrė aktor pėr motivin ‘ėshtė i shkurtėr, nuk plotėson kriteret’. Pėr tė parėn herė shtegtoi pėr nė Greqi dhe u vendos nė Athinė prej sė cilės nuk u kthye mė nė atdhe. Viti 1997 e gjeti pėrfundimisht nė Montreal, qytet qė ndikoi dukshėm nė kulturėn e djalit – poet. I vetėm refuzon tė tėrhiqet prapa duke u ndeshur kėshtu me fatin e tij dhe realitetin e vėshtirė.

Me ndihmėn e nėnės sė tij qė ende banon nė Shqipėri, nė Maj tė vitit tė kaluar botoi librin e parė me poezi ‘Atavizėm’, nė korrik  librin e dytė ‘Refleksione’ dhe nė Tetor librin e tretė tė titulluar ‘Ditė endacake’. Librat janė botuar nė qytetin e tij tė lindjes, Berat. Ai ndodhet larg nėnės dhe vendlindjes dhe malli pėr tė dyja ėshtė i madh.

Ky informacion i shkurtėr mbi jetėn dhe krijimtarinė e kėtij artisti tė ri i ėshtė ofruar gazetės ‘Albanian Time’ nga vėllai i poetit qė banon nė Toronto. Kemi gjithashtu edhe disa nga poezitė e tij tė cilat do t’i botojmė nė numrat e ndryshėm tė kėsaj gazete. Pėrmėndim se poeti i ri beratas pėrshėndet ngrohtėsisht gazetėn tonė si tė parėn dhe tė vetmen gazetė shqipėtare nė Kanada me urimin qė flaka atdhedashėse e saj tė qėndrojė gjithnjė e ndezur. Urojmė tė mbeteni tė kėnaqur!

LETĖR NĖNĖS

Helikopter

kujtimet e mia.

Pistė nė mes zjarresh

ėshtė prehėri tėndė.

Kjo tokė e bardhė

(shkretėtirė nordike)

mė ngjall frikė.

Pentagram

i mrekullueshėm

letrat e tua nėnė.

I kėndoj nė ditėt

e mia me ngricė,

nė mėngjes

kur zilja e orės

mė zgjonė brutalisht

e nga shtrati

mė shtyn nė ‘traffic’.

I kėndoj nė mbrėmje

pas njė dite tė gjatė

e plotė ‘stress’.

Kur nata shpirtit

nisė dhe i flet.

“E dashur nėnė

ti ngelesh

kishėza ime e vogėl

ku nis e falem ēdo natė,

pėrpara se tė bie tė fle,

e ėngjėlli-ėndėrr

tė zbresė fitimtar

mbi shtratė…”

         Shkruar nė vitin 2000